Lajmi vërtet të trondit dhe të prekë!
Është njëri nga gurut e reklamës në rang botërorë, citon alb-observer.com, është shumë i pasur, është anëtar i parlamentit të Lordëve, është 66 vjeç dhe quhet Moris Saatsi.
Por, para 16 muajsh humbi njeriun që donte më shumë dhe kishte ëndërruar se do të kalonte me atë gjithë jetën e tij deri në ditën e fundit të jetës.
Moris, humbi bashkëshorten e tij të hasur njëkohësisht dhe shkrimtare, Josephine Hart dhe që nga ai çast jeta e tij u boshatis. Nuk mund ta imagjinoj jetën e tij pa të.
Kështu, çdo mëngjes shkon në varrezat që ndodhen në pjesën perëndimore të West Sussex. Qëndron pranë varrit të njeriut të zemrës dhe kështu “hanë sëbashku” mëngjesin e tyre të dashur dhe pas pak largohet. Madje, çdo herë kur shkon në restorant, gjithmonë rezervon për dy vetë dhe vendos në trapez fotografitë e saj dhe një buqetë me lule, Ndërsa në shtëpi, në sallon dhe në kolltukët e sallonit, vendos gazetat të pjesët që ajo i lexonte atij çdo herë…
Vetë Moris, thotë se ndoshta të gjitha këto janë dhe duken të “çmendura” për të tjerët, madje një specialist i psikologjisë do t’i këshillonte atij se “Jeta vazhdon”, por siç pohon ai: “Për mua, që të vazhdoj të jetoj do të ishte një gjest barbar dhe tradhtie, madje nëse pranoj vdekjen e saj do të ishte vërtet egoizëm!”.
Gjithashtu, ai pohon: “Nuk ka ditë që mos ta mendoj, por sigurisht mendoj dhe çdo ditë vetëvrasjen”.
Në varrin e të dashurës së zemrës së tij, të njeriut që dashuroi më shumë se gjithçka tjetër në jetë, ka skalitur dhe shkronjat e emrit të tij, pasi “një ditë do ta takoj aty”
20.11.2012
Burimi: Alb-Observer