Prej dy ditësh, qyteti i Kukësit është pushtuar nga një mjegull e dendur.
Kjo situatë ka kufizuar në mënyrë të ndjeshme shikueshmërinë e kalimtarëve si dhe të automjeteve.
Prej dy ditësh, Kukësi i pushtuar nga mjegulla
Mjegulla sidomos në orët e hershme të mëgjesit ka mbuluar gjithë sipërfaqen e liqenit të Fierzës, por edhe ‘Rrugën e Kombit’.
Kjo nuk është hera e parë që qyteti i Kukësit mbulohet nga mjegulla e dendur.
Pasi, kjo dukuri atmosferike është e shpeshtë në qytetin verilindor, kryesisht në periudhat e ftohta.
25.12.2017