Prefekti me taskëforcën, aeroplanët antidrogë mbi prefekturë. Një mbledhje për të luftuar bimët narkotike organizon prefekti i Elbasanit. Më konkretisht, prefekti, Maksim Malaj, ka mbledhur shtabin e taksforcës. Kjo e fundit ka diskutuar për luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike.
Prefekti me taskëforcën, avionët antidrogë mbi prefekturë…
Kanë marrë pjesë pushtetarë vendorë, përfaqësues të Drejtorisë së Policisë, e specialistë të kësaj fushe. Për fat të mirë u konkludua që Elbasani mbetet një Qark i pastër nga kultivimi i kanabisit. Por nga diskutimet u tha se rreziku mbetet imediat. Por është vënë re një paradoks. Në qiellin e Elbasanit janë shfaqur aeroplanë. Ata kryejnë kontrolle dhe bëjnë fotografime për këtë qëllim. Në fakt ky muaj mbetet më i volitshmi. Bima e kanabisit rritet e arrin pjekjen e plotë. Ndaj dhe kontrollet në terren e nga ajri, janë shtuar.

Për Lajm-shqip
Alfrida Danushi