Prefekti i Korçës ka mbledhur shtabin e emergjencave dhe instancat e tjera per marrjen e masave paraprake për situatën me motin.
Të ngjashme mund të lexoni:
Prefekti Dhori Spirollari është shprehur:
Ka ndryshuar harta e shpërndarjes së mjeteve dhe forcave. Janë përcaktuar pikat kritike ku do të pozicionohen grupet e punës për të shmangur përmbytjet. Pikat kyçe janë fusha e Maliqit, lumi i Verdovës në Pogradec dhe Lumi ne hyrje të qytetit te Ersekes. Qarku i Korçës duket më pak i rrezikuar nga përmbytjet pasi niveli i reshjeve sipas parashikimeve nuk do të jetë i madh, ndërkohë që bashkitë kanë punuar gjatë verës për hapjen e kanaleve kullues për t’i paraprire situatës.
Për Lajm-Shqip
Ledjona Xheladinaj