Prefekti i qarkut të Gjirokastrës kërkon të zbusë varfërinë me punësime në fason duke angazhuar kështu forcat e lira të punës.
Pas largimit nga skema ekonomike, prefekti i qarkut në Gjirokastër, Astrit Aliaj kërkon të zbusë varfërinë me punësime në fason.

Si pasojë e largimit nga skema e ndihmës ekonomike të 1500 familjeve problemi i punësimit në qark është bërë më i mprehtë.
Për të parë mundësitë që egzistojnë për punësim Prefekti Aliaj vizitoi disa ndërmarrje fasone dhe u takua me sipërmarësit.
Qëllimi është njohja e mundësive reale që ofron ky treg pune për të angazhuar forcat e lira të punës.
Sipërmarrësit fasonë shprehën gatshmërinë për bashkëpunim, ndonëse mundësitë aktuale të punësimit janë minimale.
Rritja e kapaciteteve të punësimit, sipas sipërmarrësve, kërkon investime për zgjerimin e prodhimit, përmirësimin e kushteve në punë dhe kualifikimin.
Pronarët e linjave fason të prodhimit premtuan ofrimin e transportit të punonjësve të rinj edhe nga rrethet e tjera brenda qarkut.
Sipërmarrësit diskutuan edhe mundësinë e ofrimin të kujdesit për fëmijët duke ngritur kopshte dhe çerdhe pranë bizneseve të tyre.
Papunësia në qark është në shifra alarmante dhe pesha e varfërisë shtohet pas largimit nga skema e ndihmës sociale.
Për Lajm-Shqip
Engjëll Serjani
28.02.2018