Pranga për tre vlonjatë, posedonin kanabis.Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona. Pasi gjatë kontrollit në makinën e tyre u gjet një sasi bime narkotike kanabis sativa.
Pranga për tre vlonjatë, posedonin kanabis
Blutë e Vlorës thonë se në kuadër të operacionit të koduar “JAD 2018” u arrestuan: Bezhan Dervishaj, 25 vjeç, Laim Lelaj 26 vjeç, Blerim Dervishaj, 24 vjeç. “Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, finalizoi aksionin”. Ku arrestoi si autorët të dyshuar tre shtetas. Mbi ta rëndon akuza “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Range Rover” me targa AA 023 KR, u gjetë kannabis sativa. – sqaroi policia. Ngjarje për të cilën u arrestua në flagraoncë edhe shtetasi Blerim Dervishaj. Si i dyshuar për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve. Për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Moskallëzimi i krimit”. Parashikuar nga nenet 283/2, 25 dhe 300 të Kodit Penal.
Jerola Ziaj
10.09.2018