Ashtu siç ndodh rëndom, pragu i festave sjell edhe rritje të çmimeve. Kjo ndodh së pari në tregun e fruta perimeve. Qytetarët shprehen se çmimet kanë filluar të rriten deri në 10 lekë. Por ata vazhdojnë t’i blejnë gjërat e nevojshme. Ndërsa afrimi i dhjetorit, pritet të sjellë rritje të mëtejshme.
Referuar të dhënave nga tregu i Fruta–Perimevevetëm gjatë kësaj periudhe, vihen re ndryshime të lehta të çmimeve.
Përsa i përket kategorisë së perimeve, të vetmet produkte, që kanë shënuar një rritje të lehtë në çmim, janë domatja, kastraveci, qepa e kuqe. Në kategorinë e frutave, të vetmet produkte, që kanë shënuar një rritje në çmim, janë frutat e importuara nga jashtë.
Për Lajm-Shqip
Alfrida Danushi