Rasti i parë, që Posta Shqiptare kthen sytë nga një kategori e caktuar sociale.
Të ngjashme mund të lexoni:
Bëhet fjalë për dhjetra familje me persona me aftësi të kufizuara.
Ditë më parë Posta Elbasan inicioi nismën për të ndihmuar personat në nevojë.
Jo vetëm personeli i punësuar por dhe qytetarë të thjeshtë u solidarizuan me këtë nismë.
Jo pak por 70 familje të kësaj kategorie morën pakot si dhuratë për festat e fundvitit.
Kryetarja e Shoqatës së Personave me aftësi të kufizuara, Liljana Hyskja është shprehur se edhe kjo kategori sociale duhet të gëzojë si gjithë të tjerët. Ndërkohë nuk ka munguar edhe urimi i ngrohtë i vetë drejtoreshës së Postës Shqiptare për Elbasanin Elvira Xhyra. Kjo e fundit ka shtuar se ndihma të tilla për këta persona do të mblidhen jo vetëm për raste festash.
Aksioni i këtij institucioni vazhdon edhe për kategori të tjera në nevoja të mprehta sociale.
Për Lajm-shqip
Alfrida Danushi