Ederson Moraes, portier i Manchester City hyn në Librin e Rekordeve Guiness. Braziliani u ble me kërkesë të Pep Guardiolës për 40 milionë euro.
Ka arritur të fitojë që në sezonin e parë titullin kampion në Premier League dhe të vendosë një rekord botëror.
Portieri i Manchester City hyn në librin e rekordeve Guiness
Bëhet fjalë për rekordin e rivënies fundore më të gjatë. Ederson e dërgoi topin me këmbë 75,33 metra larg.
Ende nuk është krejtësisht e qartë se kur ka ndodhur kjo, por mediat braziliane thonë se bëhet fjalë për një rivënie fundore në ndeshjen Manchester City-Tottenham, në International Champions Cup.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
11.05.2018