Policia zbulon autorin e vrasjes së Mario Majollarit…
Policia ka zbuluar autorin e vrasjes së Mario Majollarit, 28 vjeçarit që u godit me 4 plumba në kokë dhe trup.
Policia shprehet se vrasësi është një 40 vjeçar, Kastriot Gjuzi, vëllai i Ilir Gjuzit.
Ilir Gjuzi është personi të cilin babai i Mario Majollarit e ka vrarë në vitin 2000.
Pra ashtu siç u dyshua, shkaktare e kësaj vrasjeje ka qenë hakmarrja.
Frika e Marios se mos e vrisnin, u bë realitet.
Më poshtë detajet e zbuluara nga policia:
Tiranë
Zbardhet në kohë rekord vrasja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Aleksandër Moisiu”.
Identifikohet e shpallet në kërkim autori i dyshuar i vrasjes së 28 vjeçarit M.M
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në funksion të zbardhjes së ngjarjes ngriti menjëherë një grup të posaçëm hetimor.
Pas një pune intensive dhe profesionale, gjatë gjithë natës dhe orëve të para të mëngjesit, fiksimit të çdo prove në vendngjarje, si dhe një sërë veprimesh të tjera hetimore, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes.
Policia zbulon autorin e vrasjes së Mario Majollarit…
Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në D.V.P. Tiranë, bënë shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar:
• K.Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.
Ky shtetas dyshohet se rreth orës 20:25, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, për motive hakmarrjeje ka vrarë me armë zjarri shtetasin M.M., 28 vjeç.
Vijon puna intensive për gjetjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të shpallur në kërkim.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Vrasjes për gjakmarrje” , “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 78/a dhe 278/2 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit K.Gj.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
11.04.2018