Policia zbardh shkakun e vdekjes së 26-vjeçarit: U gjet i mbytur në kanal…
Dje në mesditë, Ramazan Bruli, 26 vjeç, është gjetur i pajetë në fshatin Barbullush nga kalimtarët në një kanal kullues.
Trupi i të riut u dërgua në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër, ndërsa nga këqyrja paraprake mjeko-ligjore, në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhunë.
Policia bën të ditur se, nga deklarimet e marra, rezulton se 26-vjeçari nuk ka pasur konflikte të hapura me persona të tjerë, por kishte probleme mendore dhe ishte përdorues alkooli.
Dyshohet se shkak i vdekjes është mbytja në ujë.
“Nga këqyrja paraprake mjeko-ligjore, në trupin e viktimës nuk konstatohen shenja dhune apo të ndonjë faktori tjetër të jashtëm. Nga deklarimet e marra, rezulton se viktima nuk ka pasur konflikte të hapura me persona të tjerë, por kishte probleme mendore dhe ishte përdorues alkooli, ku dhe dyshohet se shkak i vdekjes është mbytja në ujë. Eskpertiza e plotë mjeko-ligjore, ende nuk ka dhënë shkakun e vërtetë te vdekjes. Megjithatë, janë eleminuar dyshimet për një vrasje.”deklaron Policia.
04.12.2017