I dehur në makinë, policia vrapon për ta kapur.
Braktis mjetin që ka përplasur, policia këmba-këmbës, për ta kapur.
Kështu ka ndodhur me një 39 vjeçar nga qyteti i Tiranës, që i është shmangur kërkimit të policisë.
Ndodhet në makinë në gjendje të dehur, policia vrapon për ta kapur.
Sipas burimeve zyrtare nga komisariati i policisë Elbasan, bëhet e ditur se pecialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, kanë bërë një arrestim në flagrance.
Sipas burimit në fjalë, është ndaluar në ikje e sipër, Blerim Isufaj, 39 vjeç banues në Tiranë.
Rrugorët bëjnë me dije, se arrestimi i tij u bë, pasi në aksin rrugor Elbasan – Cërrik, në afërsi të një pike karburanti, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka përplasur një mjet tjetër.
Mjeti i përplasur drejtohej nga shtetasi D.H., 29 vjeç, banues në Elbasan.
Nga përplasja i janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ndërkohë, aksidentuesi është larguar nga vendngjarja.
Pas i janë vënë pas uniformat blu, është kapur në ecje e sipër nga shërbimet e policisë rrugore.
Që në momentin e kapjes, ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Në ngarkim të tij, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.
Ai do të gjykohet për veprat penale, “ Dëmtim i pronës private” dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”.
Për lajm-shqip
Alfrida Danushi