Fatmirësisht, është duke u sofistikuar policia në të gjithë sektorët.
Mjetet moderne, me të cilat është pajisur, kanë tjetër rendiment, por duhen njohuri.
Më i prekshmi mbetet sektori i Qarkullimit Rrugor. Kjo, edhe për shkakun e përballjes drejtëpërdrejt me qytetarë, që kanë kërkesa të ndryshme.
Ndaj, dhe kanë nisur mësimet treguese me temë “Trajnimi dhe puna praktike formëson karrierën”.
Sipas organizatorëve, qëllimi i këtij trajnimi, është, që të bëhen jo vetëm kontrolle në rrugë, por edhe mësime treguese të trupës së Policisë Rrugore.
Kjo konsiston në njohjen më të mirë të pajisjeve, radarëve dhe alkoolmatësve nga të gjitha patrullat e Policisë Rrugore.
Mësohet se të përfshirë në trajnim janë Akademia e Sigurisë, Drejtoria e Policisë Rrugore dhe shërbime nga trupa e Policisë Rrugore Vendore.
Trajnimi në fjalë nuk është duke u bërë vetëm në salla, por edhe në rrugë, në trafik.
Kjo, për të përsosur teknikat e identifikimit të shkelësve dhe të dokumentimit të tyre.
E tërë kjo punë, që ka filluar, ka një qëllim të vetëm. Bashkëpunimi dhe transmentimi i dijeve dhe praktikave më të mira nga eksperiencat e ndryshme.
Mbi të gjitha, trajnimi po kryhet, për të ofruar një shërbim sa më cilësor për përdoruesit e rrugës.
Alfrida Danushi
29.01.2019