Nga fillim janari i këtij viti deri në ditët e sotme, janë regjistruar afro 300 vepra penale kundër pronës. Këto janë Statistikat, që dalin nga Policia. Atëherë lind pyetja, kur: Vetëm në dy muajt, janë bërë 300 vjedhje…po në 12…
Policia, Statistikat: Vetëm në dy muajt, janë bërë 300 vjedhje…po në 12…

Megjithatë, statistikat bëhen me dije nga zyra e informacionit të Policisë së Shtetit. Informacionet thonë se, prej mesit të janarit të këtij viti, dhe deri në mestë marsit, në të gjithë territori e vendit, janë shënuar pothuajse 300 krime.. Duke përfshirë këtu, vjedhjet grabitjet me dhunë, por dhe dhuna në familje, me pasoja në jetë njerëzore, si plagosje apo edhe vdekje.
Megjithatë, në këto shifra statistikore konfidenciale, të Policisë së Shtetit, nuk bëjnë pjesë, vjedhjet e makinave, të bizneseve, apo të xhepistave në urban, dhe të kalimtarëve në rrugë.
Megjithatë, kjo shifër nuk konfirmohet zyrtarisht nga policia. Ndonëse, ndër ngjarjet me pasoja më të rënda përmendet ai i Fierit në fillim të muajt mars. Ku humbi jetën një person gjatë një grabitjeje të një pike ‘Exchange’, si dhe pak ditë më vonë në Korçë, ku u dhunuan 2 persona.
Vetëm javën e fundit, në Peqin u grabit një kambist, ndërsa një person i armatosur dhe i maskuar, grabiti një banesë në Gjirokastër.
Për Lajm-Shqip
Leonard Xhelili