Policia e Durrësit sekuestron dy armë zjarri dhe fishekë në banesën e shtetasit Islam Nezha.
Sekuestrimi i tyre është bërë në lagjen numër 13 plazh, Durrës.
Në vijim të punës për rritjen e sigurisë së qytetarëve, blutë e Durrësit kanë arrestuar në flagrancë Islam Nezhën.
Policia e Durrësit sekuestron armë zjarri dhe fishekë
Ky i fundit mbante pa leje dy armë zjarri dhe fishekë në banesën e tij .
Armët e sekuestruara nga i përkasin organeve kompetente.
Kontrolli nga ana e punonjësve të policisë në banesën e 68 -vjeçarit është bërë përgjatë ditës së djeshme.
Është sekuestruar arma e zjarrit automatike, model 54.
Një armë gjahu teke dhe 95 fishekë model 54.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme .
Silvi Feimi
20.02.2018