Brenda 24 orëve finalizohen dy operacione policore të koduara “Home” dhe”Bar”.
Policia arreston në flagrancë edhe një shtetas tjetër, i cili vidhte lokale.
Nga puna hetimore dokumentohen 11 vjedhje banesash dhe lokalesh, të dyshuara të kryera nga shtetasit e mësipërm.
Sekuestrohet një thikë, kaçavida, doreza, pinca dhe kapuçë.
Operacioni “Home” është realizuar falë punës së bërë midis policisë dhe qytetarëve.
Gjatë ditës së djeshme një kalimtar ka pikasur një shtetas që po hynte nga ballkoni i një apartamenti.
Qytetari ka njoftuar menjëherë policinë.
Uniformat blu kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura hetimore duke e arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar.
• Amarildo Vezi 27 vjeç, banues në Durrës.
Vezi, në lagjen Nr.3, Durrës është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë sende të ndryshme në një pallat. Shtetasi i mësipërm dyshohet edhe si autor i vjedhjeve të mëposhtme:
Raporti i Policisë:
1. Më datë 07.02.2018, në lagjen Nr.7 , Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit S.D.
2. Më datë 07.02.2018, në lagjen Nr.8 Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit S.U.
3. Më datë 08.02.2018, në Shkallnur dyshohet se ka vjedhur servisin e shtetasit A.S.
4. Më datë 14.02.2018, në Shkallnur dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit M.J.
Në cilësinë e provave materiale i’u sekuestruan mjetet që përdorte për kryerjen e veprës penale. U sekuestruan kaçavida, doreza, pinca.
Në kuadër të Operacionit Policor “Bar” Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin Edmond Piraniqi.
Policia e Durrësit finalizon dy operacione, dy persona në pranga
• Edmond Piraniqi 39 vjeç, banues në Durrës.
Ai është është kapur në flagrancë duke vjedhur lokalin e shtetasit T.J. Ai dyshohet edhe si autor i vjedhjeve të mëposhtme.
Raporti i Policisë:
Më datë 30.09.2017, në lagjen Nr. 1 Durrës dyshohet se ka vjedhur një lokal.
Më datë 03.02.2018, në lagjen Nr.11 Durrës dyshohet se ka vjedhur lokalin në pronësi të shtetasit I.R.
Më datë 08.02.2018,në lagjen Nr.1 Durrës dyshohet se ka vjedhur lokalin në pronësi të shtetsit F.V.
Më datë 10.02.2018, në lagjen Nr.6 Durrës dyshohet se ka vjedhur lokalin në pronësi të shtetasit A.T.
Më datë 10.02.2018, në lagjen Nr. 13 Plazh dyshohet se ka vjedhur më thyerje lokalin në pronësi të shtetasit S.B.
Në cilësinë e provës materiale iu gjet dhe sekuestrua një thikë, të cilën e mbante pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
Silvi Feimi
15.02.2018