Policia e Pogradecit, në bashkëpunim me atë Rrugore kanë vënë në pranga një 26-vjeçar.
Ai është identifikuar si shtetasi, Enri Goxhaj, 26 vjeç, banues në Tiranë.
Policia e Pogradecit arreston 26-vjeçarin nga Tirana
Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Nr. 1 në Pogradec, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Alfa Romeo”, me targë AA 621 NS, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 kuti kartoni me deklarata doganore bosh në gjuhën shqipe.
Këto të fundit shërbenin për zhdoganimin e mallrave në kufi.
Mallra, të cilat ky shtetas i kishte importuar nga Greqia dhe i shiste, por nuk dispononte dokument shoqërues të tyre.
Gjithashtu, gjatë kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se shtetasi i mësipërm drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Ai nuk i është bindur ndërkohë as urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar.
Ndërkaq, po vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Për Lajm Shqip
Ledjona Xheladinaj