Presidenti i Republikës Ilir Meta nga qyteti i Korçës ka reaguar në lidhje me protestën e disporës. Ndërkohë që Policia e Tiranës ndaloi mbajtjen e protestës, Presidenti Meta ka dalë sot me një ftesë të çuditshme.
“Shqiptarët kanë protestuar edhe në diktaturë, pavarësisht nga kostot e tmerrshme që kanë paguar”.
I pyetur për ndalimin e lejes së protestës nga policia për emigrantët, Meta u shpreh:
“Nuk besoj që një gjë e tillë të ketë ndodhur, por edhe nëse ka ndodhur jane të ftuar të gjithë emigrantët të protestojnë brenda oborrit të Presidencës”- tha Meta.
Vendimi i policisë:
Policia e Tiranes nuk i ka dhene leje protestes se diaspores, e cila nen drejtimin e Genc Sejkos, do te mbahej ne ditet e fundit te vitit para Kryeministrise. Lajmin e ka bere vete me dije organizatori, njohur si njeriu i memeve Genc Sejko, permes nje deklarate per mediat, duke publikuar edhe shkresen, me pergjigjen e dhene nga Policia e Tiranes.
“Si qytetar shqiptar dhe evropian jemi udhehequr nga dy parime, respketimi i ligjt dhe e drejta kushtetuese. Ne 26 djetor dorezuam ne Polici nje dokument zyrtar per nje proteste qe do mabnim me 28, 29 dhe 30 dhjetor. 24 me vonese, policia na ka sjelle nje shkerse ku na ndalon ne qe te protestojme, nje e drejte qytetare dhe kushtetuse qe e ka firmosur Kastriot Skenderaj dhe eshte totalisht ne shkelje te Kushtetuetes.
Ne i kthemi kthyer pergjigje policise, e kemi informuar qe jane ne shkelje te Kushtetutes, pasi protesten ne do ta mbajne si te drejte kushtetuese. Ne ne ato data do te vazhdojme me protesten, do te jete paqesore, ejani me familje dhe femijet. Nese policia nuk ka ndermend ta garantoje do ta garantojme ne si qytetare”- ka thene ai.
Erjona Keta
27.12.2018