Lideri demokrat Lulzim Basha, bëri të ditur dje, se opozita, nuk do të marrë asnjë leje në polici për të protestuar. Ndërsa, Policia, i kundër përgjigjet Bashës: Mos merr leje, për protestë, dhe përfundon si kuksianët…
Policia, Bashës: Mos merr leje, për protestë, dhe përfundon si kuksianët…

Në nismën e saj të djeshme, opozita ka marrë vendim, për të vazhduar protestat. Këto, për të kundërshtua taksën e Rrugës së Kombit. Por dhe për taksave të reja, që qeveria e Edi Rama ka marrë së fundi. Kjo do të bëhet dhe në kuadër të nismës për ‘Mos bindje Civile’. Për këtë arsye, kryetari i opozitës së bashkuar Lulzim Basha tha: Qeveria nuk mund të arrestojë të gjithë popullin”.
Ndërsa, Policia e Shtetit, në një deklaratë për mediat, paralajmëron se: Forcat opozitare, dhe të gjithë që do të marrin pjesë në protestë, do të përballen me ligjin. Duke paralajmëruar kështu arrestime të tjera masive. Paralajmërimi për protestën e së enjtes, më 5 prill, është bërë vetëm përmes medias. Megjithëse opozita nuk ka marrë leje në Polici. Ja komunikata e Policisë:
“Organizatorët e kësaj proteste të paligjshme do të përballen me ligjin për çdo pasojë të paparashikuar,. që mund të sjellë një protestë e organizuar për të nxitur rrëmujë dhe konflikt. në pika nevralgjike për qarkullimin. e njerëzve dhe mjeteve”, thotë Policia e Shtetit Policia i bën apel qytetarëve që të mos bëhen pjesë e protestës, .duke paralajmëruar se në të mund të marrin pjesë persona. me precedentë kriminalë të paguar për të nxitur. rrëmujë dhe konflikt.
Kështu mbyllet komunikata për shtyp e Policisë së Shtetit.
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili