Pak minuta më parë ka patur një moment tensioni me policisë dhe studentëve,policia tentoi t’i pengonte studentët të sillnin fuëi me lëndë drusore. Pavarësisht tentativës për t’i bllokuar, studentët arritën t’i sillni ato pranë grupit ku janë edhe protestuesit e tjerë.
Burime nga Policia e Shtetit thanë se kryeministria është objekt i rëndësisë së veçantë dhe nuk lejohet ndezja e zjarreve përreth godinës.
Ndërkohë jo vetëm për këtë, por sipas tyre djegia e druve shkakton edhe ndotjen e mjedisit. Këto janë disa nga arsyet që jep policia se pse ka tentuar të pengojë futjen e fuçive para godinës së kryeministrisë.
Majlinda Dumi
13.12.2018