Policia greke gjatë vitit 2017 ka sekuestruar 16 ton kanabis shumica me orgjinë nga Shqipëria.
Të ngjashme mund të lexoni:
Policia greke shpall 2018-ën “viti kundër drogës”.
Ndërkohë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gjeneral Lejtnat Konstandinos Tsuvalas e ka shpallur vitin 2018 “viti kundër drogës”.
Policia ka asgjesuar në ditët e fundit të vitit që kaloi 25 kilogramë heroinë, 27 kg kokainë, 300 kg kanabis sativa.
Gjithashtu edhe 1,200 fidanë kanabisi, sasi këto nga droga e konfiskuar gjatë vitit 2017.
Sipas të dhënave zyrtare gjatë 2017-s nga policia greke u sekuestruan gjithsej 16 tonë kanabis.
Shumica e lëndëve kishin hyrë nga Shqipëria, 302 kg heroinë, 220 kg kokainë dhe 50.000 pilula narkotike.
Policia trajtoi 12.000 çështje që lidheshin me drogën. U proceduan 17.000 persona, nga të cilët 12.000 u arrestuan.
Drejtori i përgjithshëm i policisë greke tha se gjatë vitit të ardhshëm, do të operohet në dy akse:
në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe në sensibilizimin e shoqërisë,
për të pasur rezultate edhe më të mira në luftën kundër trafikut të drogës.
Për lajm-shqip
Engjëll Serjani