Policia greke ka arrestuar një 29-vjeçar shqiptar gjatë një operacioni antitrafik.
Shqiptari mendohet se është pjesëtar i grupit që më 24 Nëntor trafikoi 1.6 ton marijuanë me një gomone që u nis nga Himara në drejtim të Greqisë.
Sipas mediave greke 29-vjeçari, u tha hetuesve se kishte mbërritur në Greqi me porosi të biznesmenit grek Spiro Kardamis.
Ky i fundit akuzohet se siguronte gomonet për rrjetin shqiptaro-grek të drogës.
Shqiptari i arrestuar mohoi çdo lidhje me trafikun e lëndëve narkotike. Gjithashtu sqaroi se për llogari të biznesmenit grek do të çonte të rregullonte një gomone në Itali.
Arrestimi i 29-vjeçarit e çon në 12 numrin e të arrestuarve. Mes tyre 7 shqiptarë, 2 grekë, 2 italianë e 1 bullgar.
www.lajm-shqip.com