Policia e Shtetit, ka nisur një operacion në të gjithë vendin për kontrollin e ambienteve të mbyllura, me qëllim parandalimin dhe kultivimin e bimëve narkotike. Sipas raportimeve të policisë, vetëm në 24 orët e
fundit , janë kryer gjithsej 4.922 kontrolle dhe rikontrolle, në: 1795 sera, 1036 objekte, 883 ish objekte ushtarake, 509 shtëpi të braktisura, 299 stalla, 407 ambiente të hapura, 43 parcela të kultivuara gjate dy viteve
të fundit. Në këtë operacion u angazhuan 289 grupe kontrolli nga Drejtoritë Vendore të Policisë dhe Drejtoritë Vendore të Kufirit e Migracionit. Gjithashtu bëhet me dije se morën pjesë 1.110 punonjës policie me
203 automjete dhe 2 mjete lundruese. Operacioni është ndjekur në të gjithë vendin nga grupet e monitorimit të DPPSH, të cilët janë përgjegjëse për territoret e caktuara për monitorim .
Visar Quni
08.03.2019