Policia e Shtetit ka njoftuar se, edhe 7 ditë kanë mbetur nga mbyllja e aplikimeve për oficerë të Policisë Kriminale në këtë institucion.
“Apliko, bëhu pjesë e Policisë së Shtetit, jep kontributin për vendin tënd! Edhe 7 dite nga mbyllja e aplikimeve për oficerë të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit. Aplikimet janë të hapura për studentët e diplomuar në shkencat juridike, ekonomike dhe teknologji informacioni, të cilët duhet të kenë mesataren e notave të nivelit të dytë master mbi 8 dhe të zotërojnë gjuhën angleze”, shkruhet në njoftimin e policisë.