Mund ta themi dhe kështu: Policia e Shtetit, dhe Drejtori i Përgjithshëm i saj, Ardi Veliu, i dorëzon Italisë, ‘koncesionin e kanabisit’. Veliu, së bashku me drejtues të lartë të Policisë, priti një delegacion të policisë italiane.
Policia e Shtetit: Ardi Veliu, i dorëzon Italisë, ‘koncesionin e kanabisit’

Delegacioni përbëhej nga Policia kriminale e Guardia di Finanza, përfaqësues të projektit “SANCAS”, si dhe të Qendrës së Ekselencës “BENECON”,.
Takimi u bë, në kuadër të mbështetjes për Policinë shqiptare, për monitorimin ajror të territorit, për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Drejtori i Përgjithshëm Veliu, shprehu konsideratën dhe falënderimet e tij për projektin. Ai theksoi se Policia e Shtetit është e angazhuar që rezultatet e arritura gjatë vitit 2017, kundër fenomenit jo vetëm të ruhen, por ky fenomen të mos ekzistojë më.
Më tej ai bëri prezent tre komponentët, ku do mbështetet projekti, për të operuar më tej në terren: Duke shpjeguar masat e marra, Veliu tha:.
“Strategjia antikanabis funksionon vetëm atëherë kur krijohet një frymë bashkëpunimi. Policia e Shtetit, në këtë vit që ne po flasim, hartoi një plan të detajuar për kontrollin e territorit. Ky projekt i jep një rëndësi të veçantë planifikimit të kapaciteteve. njerëzore, teknologjisë dhe logjistikës policore në kontrollin e territorit.
Rëndësi ka, që ne kemi vendosur standardin e bashkëpunimit. Kjo, do të na çojë në rezultate mbresëlënëse
Duke folur rreth bashkëpunimit me partnerët, Veliu u shpreh se:
“Është e rëndësishme dhe ne tashmë e kemi vendosur standardin e bashkëpunimit me policinë italiane. Ndaj mbështetja që na jep ky projekt, do të na çojë në rezultate mbresëlënëse. Komponent shumë me vlerë, në këtë projekt, është dhe inkurajimi i qytetarëve për të raportuar përmes teknologjisë. Policia shqiptare ka tashmë hartën dixhitale të sipërfaqeve të tokave, . pyjeve dhe kullotave, ku janë kultivuar bimë narkotike.
Gjithashtu, Veliu foli për forcimin e njësive të specializuara për luftën kundër drogës. Nëpërmjet trajnimit, vlerësimit të informacionit dhe pajisjes me mjetet e nevojshme.
Pjesa më e rëndësishme e këtij projekti është ngritja e ekipeve të përbashkëta. Për të bërë të mundur finalizimin e çështjeve, duke identifikuar asetet kriminale dhe sekuestrimin e tyre.
Për këtë janë në dispozicion të mbështetjes operative, për hetime të përbashkëta. Departamenti i Policisë Kriminale, dhe Task-Forca e krijuar së fundmi.
Së fundmi Veliu tha:
Shpreh bindjen time të plotë për finalizimin me sukses të këtij . projekti i cili është një mbështetje në kohën e duhur për Policinë shqiptare. Një falënderim i veçantë për Delegacionin Evropian dhe Qeverinë italiane. Nëpërmjet përfaqësuesve të saj në Ambasadën italiane, për mbështetjen në luftën kundër kultivimit të kanabisit”.
Për Lajm-shqip
Leonard Xhelili