Policia e Elbasanit në fokusin e tri kronikave gri, njëzetë e katër orët e fundit të policisë, nuk flasin për ngjarje të rënda. Fatmirësisht, nuk ka patur aksidente me humbje jete.
Policia e Elbasanit në fokusin e tri kronikave gri…..
Po ashtu, asnjë ngjarje me vepra të rënda penale. Tre episodet e mëposhtëme, me ngjyrë gri, flasin për suksesin e unifirmave blu. Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullim ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Këto, për shtetasen LL.B, vjeç 37, banuese në Elbasan.
Në rrugën “Zogu i Parë”, ka qenë duke drejtuar me leje drejtimi, mjetin tip “Renault”. Ai ka aksidentuar shtetasin I.K, vjeç 69, banues në Elbasan.
Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Komisariati i Policisë Elbasan, njofton për largimin nga banesa të shtetases S.Ç me fëmijën e mitur, M.Ç. Më datë 04.05.2018 , u gjet dhe ju dorëzua familjarëve, e cila deklaroi se është larguar me dëshirën e saj.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan. Këto, për shtetasin A.B, vjeç 47, banues në Elbasan. Në lagjen “Liugj Gurakuqi”, shtetases D.D, vjeç 34 banues në Elbasan, i ka marrë dyqanin me qera.
Për rrjedhojë, nuk ia lëshon, me pretendimin se ka bërë investime.

Për Lajm-shqip
Alfrida Danushi