Policia e Tiranës ka dhenë detaje lidhur me plagosjen e një të riu.
Të ngjashme mund të lexoni:
Policia jep detaje për ngjarjen.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në bulevardin “Gjergj Fishta”.
Autoritetet njoftuan se:
Rreth orës 14:30, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në bulevardin “Gjergj Fishta”, po konfliktohen dy shtetas.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:
Në bulevardin “Gjergj Fishta “, ka ndodhur një konflikt ndërmjet dy shtetasve.
Për pasojë është dëmtuar me mjet prerës shtetasi M.M., 23 vjeç i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e policisë është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij.
Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, njofton Policia.
Raporton syri.net.
www.lajm-shqip.com