Policia Britanike ka arrestuar një emigrant shqiptar 23-vjeçar të quajtur Dorian Puka.
I riu u arrestua pasi u gjet me disa ora dhe një portofol të vjedhur.
Policia britanike arreston ish-të burgosurin.
Puka sapo kishte përfunduar dënimin e tij prej 9 muajsh për grabitje.
Pasi ishte kthyer në Shqipëri ai kishte arritur që të kthehej në Britani në mënyrë të jashtëligjshme sipas Dailymail.
Shqiptari u arrestua në Jug-Perëndim të Londrës, ku patrulla arrriti ta dallojë nga një orë e shtrejntë që mbante në dorë.
Më pas u ndalua dhe iu gjetën dhe shumë ora të tjera të shtrejnta dhe një portofol të cilat shqiptari nuk mund ti justifikonte.
Pas arrestimit policia vendase e ka lidhur atë edhe me disa vjedhje të tjera në atë zonë, raporton syri.net.
Përpos kësaj arrestimi i tij ka bërë që Britanikët të vihen në dyshim se sa të sigurtë janë kufijntë e tyre.
Për këtë arsye mund të shtojnë edhe më shumë masat e sigurisë në pikat doganore.
www.lajm-shqip.com