Policia në alarm, në Kosovë po mbërrijnë armë me postë nga Tajvani dhe Hong Kongu
Policia në alarm
Shërbimi Policor i Kosovës ka bërë të ditur se në postën doganore kanë arritur armë nga Tajvani dhe Hong Kongu.
Sipas policisë, bëhet fjalë për një pushkë, fishekë, armë të gjata etj.
“Në Postën Doganore raportohet se nga Hong Kongu ka arritur një dërgesë.
Në pako kishte një shurdhuese arme, tri dorëza pistolete, disa pjesë armësh të gjata dhe një shënjestër optike.
Dërgesa është në emër të dyshuarit mashkull, K/Shqiptar.
Njësia përkatëse policore ka konfiskuar pjesët e armëve dhe është duke u hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.
08.12.2017