Një vit më parë u fol se Florian Binaj, apo “Polici” siç të gjithë e njohin do të largohet nga Portokalli . Ato rezultuan thjesht fjalë, edhe pse siç u zbulua ai pati oferta të tjera. I ftuar në programin “Një kat më lartë”, Florian Binaj është pyetur për zërat që flasin për largimin e tij. Edhe pse nuk ka dhënë asnjë konfirmim, ai la të kuptohej se po mendon ofertat e reja.
“Polici” largohet nga Portokalli…Flet Florian Binaj…
Asgjë s’është e përjetshme. Mund të vij një periudhë që mund të jetë edhe fundi i ‘Portokallisë’. Do jemi ata që kemi thyer rekorde gjithmonë”, tha Flori.
Së fundi flitet se Bes Kallaku ëhstë duke realizuar një projekt për një shoë humoristik. Ai u pyet nëse ka marrë ftesë për këtë projekt të ri.
“Nuk ka asgjë konkrete për momentin. Janë thjesht thashetheme, për momentin. Mendoj se gjithmonë ka qenë dera e hapur për projekte të reja kudo qofshin”, vijoi Binaj
Adenisa Neziraj
10.06.2018