Pogradeci është kthyer në epiqendrën e festimeve mbrëmjen e së premtes, ku qindra pjesëmarrës janë mbledhur në sheshin para bashkisë për të ndjekur hapjen e buteve të verës.
Pogradeci vazhdon traditën e festës së verës.
Festa tradicionale, e cila prej vitesh organizohet nga bashkia i ka dhënë ngjyra mbrëmjes së ftohtë.
Mysafirët kanë sfiduar temperaturat për të degustuar një gotë verë të zbrazur nga butet e sapohapura.
Teksa i ka uruar mirëseardhjen të ftuarve kryebashkiaku i Pogradecit e ka vlerësuar këtë festë për simbolikën që ajo përcjell.
Kjo festë ka mbajtur në sheshin kryesor të qytetit qindra persona, të cilët kanë zbrazur njëri pas tjetrit butet e verës të nxjerrë nga qilaret dhe bodrumet e pogradecarëve.
Banorët e lidhin ngushtë simbolikën e festës me traditën e vjetër të qytetit.
www.lajm-shqip.com