Pogradecari i rrezikshëm i shpallur në kërkim arrestohet. Policia e Korçës vijon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Nje 50-vjeçar është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për dhunën në familje.
Gjykata e Pogradecit e ka dënuar 50-vjeçarin me dy vjet burg.
Burime thonë se 50-vjeçari disa muaj më parë dhunoi me mjete të forta bashkëshorten e tij. Bëhet fjalë për Demirali Cano, 50 vjeç, banues në fshatin Guras.
Pogradecari i rrezikshëm i shpallur në kërkim, arrestohet.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, e ka dënuar këtë shtetas me dy vjet burg për veprën penale “Dhuna në familje”.
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Për Lajm-shqip
Ledjona Xheladinaj