Policia e Pogradecit bëri të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të dy shtetasve. U arrestua S.Ç., 33 vjeç dhe B.S., 27 vjeç, të dy banues në Pogradec. Ka qënë një telefonatë nga qytetarë të cilët kanë sinjalizuar policinë për një sherr midis disa personave.
Pogradec, sherr masiv, autorët thyjenë xhamat në komisariat
Ngjarja rreth orës 02.00, në lagjen 5 të qytetit. Burime thonë se disa persona janë konfilktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur shërbimet e Policisë. Të arrestuarit në gjendje të dehur, ishin konfliktuar me disa qytetarë të tjerë të cilët më pas ishin larguar.
S.Ç., dhe B.S., kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë. Si dhe gjatë shoqërimit të tyre për në Komisariat, por edhe në ambientet e brendshme të tij. Autorët kanë dëmtuar pajisje edhe mjete. Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Për Lajm-shqip
Ledjona Xheladinaj