Aksident i rëndë është regjistruar në qytetin e Pogradecit. Ngjarja në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Çërravë.
Pogradec, mjeti aksidenton rëndë 73-vjeçarin

Një person ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e përplasjes nga një automjet. Burime nga vendi i ngjarjes mësohet se mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin F.M, ka aksidentuar shtetasin Nj.H. I plagosuri është rreth 75 vjec ndërsa ka qënë këmbësor në rrugë. I plagosuri u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit.Bluzat e bardha thonë se aktualisht i moshuari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Drejtuesi i mjetit, u shoqërua në Komisariat për veprimet të mëtejshme proceduriale. Po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarje.
Ledjona Xheladinaj
05.12.2018