Pogradec gjendet një trup i pajetë në liqenin e Ohrit…Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Pogradecit. Një trup i pajetë është gjetur në breg të liqenit.
Në liqenin e Ohrit gjendet një trup i pajetë…
Ngjarja në afërsi të fshatit Pojskë. Mësohet se është konstatuar trupi i pajetë i një shtetasi rreth 55-60 vjeç. Policia thotë se dyshohet të jetë mbytur në liqen. U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për identifikimin e tij . Si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ledjona Xheladinaj
02.07.2018