Pogradec
Drejtonte mjetin në sens të kundërt të lëvizjes, si edhe nuk i bindet patrullës së Policisë për të ndaluar e shoqëruar në Komisariat.
Kapet dhe arrestohet në flagrancë nga Policia.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit.
Erion Mërtiri, 39 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 16.11.2017 në lagjen nr 3, ky shtetas duke lëvizur me mjetin tip “Alfa Romeo”, me targa AA 852 MD në sens të kundërt të lëvizjes të mjeteve, për shkak të detyrës nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit për dhënien e dokumentacionit, si dhe i ka kundërshtuar këta të fundit gjatë shoqërimit për në Komisariat.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale : “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Për Lajm-Shqip
Gezim Hashimi