Ngjarja e regjistruar disa ditë më parë ku biznesmenit iu vendos eksploziv në vaskat e peshkut vijon të mbetet enigmë. Ngjarja u shënua në qytetin e Pogradecit afër banesës së shtetasit Renato Kadilli. Ky i fundit person me precendentë penale. Burime pranë grupit hetimor thonë se ende nuk ka nje autor të dyshuar për ngjarjen e rëndë.
Ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të saj. Duhet theksuar fakti se 33 vjeçari të cilit iu vendos sasia e lëndës plasëse njihet si person me precendentë penale për policinë. Të dhëna pranë grupit hetimor bëjnë me dije se sasia e lëndës së eksplozivit ishte e madhe. Pasi edhe shpërthimi ishte i fuqishëm. Policia ka nisur hetimet në dy pista siç është ajo e prishjes së pazareve të drogës. Por edhe konflikti për pronësinë midis Kadillit dhe disa personave të tjerë nga fshati Zagorcanj.
Ndonëse po hetohet në këto pista policia ende nuk ka persona të dyshuar.
Duke lënë gjithcka të paqartë rreth ngjarjes dhe zbardhjen e saj. Burime pranë grupit hetimor thonë gjithashtu se deri tani janë marë në pyetja rreth 20 persona. Por kjo nuk ka çuar policinë në gjurmimin dhe identifikimin e autorëve deri në keto momente. Po punohet për dokumentimin e ngjarjes e cila duket se do vijoj të mbetet pa autor. Ashtu si shumë ngjarje të tjera në qytetin liqenor.
Për Lajm Shqip
Ledjona Xheladinaj