Vjedhjet vijojnë të mbeten një fenomen shqetësues në juglindje, rasti i fundit në Pogradec ku adoleshenti vodhi lekët në një dyqan.
Të ngjashme mund të lexoni:
Banesat, automjetet dhe bizneset janë në shënjestër të hajdutëve. Rasti i fundit është regjistruar në qytetin liqenor.
Adoleshenti 15 vjeçar ka rënë në pranga pasi vodhi lekë në një biznes privat në Pogradec.
Kanë qënë Specialistët e Seksionit për Krimet të cilët bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim.
Sipas burimeve mësohet se është arrestuar shtetasi E.S, 15 vjeç.
Ndalimi i tij u bë pasi në lagjen nr 5 në qytetin e Pogradecit, dyshohet se ka vjedhur një dyqan.
Dyqani ne pronësi të shtetasit A.H, 53 vjeç, banues në Pogradec. Autori ka mundur të vjedh një sasi lekësh ndërsa është kapur nga blutë e Korçës.
Për Lajm-shqip
Ledjona Xheladinaj