Pogradec arrestohen dy shtetas të shpallur në kërkim për…
Policia e qarkut të Korcës vijon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Aksioni i policisë prej muajsh është përqëndruar ne kapjen e përsonave te shpallur në kërkim. Persona të cilët për vepra të ndryshme penale janë dënuar në mungesë.
Pogradec arrestohen dy shtetas të shpallur në kërkim për…
Rasti i fundit është regjistruar në qytetin e Pogradecit. Policia ka arrestuar dy persona. Njëri prej tyre i dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg . Për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim” . Si dhe një shtetas tjetër të dënuar me 4 muaj burg për veprën “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Në pranga ka rënë shtetasi E.M, 21 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.21-vjecarin, Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet 6 muaj e 12 ditë burg . Si dhe shtetasin S.D, 24 vjeç, banues në fshatin Pleshisht, Pogradec.
Pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë,e ka dënuar këtë shtetas me 4 muaj burg . Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.
Ledjona Xheladinaj
16.12.2018