Policia e Pogradecit ka arrestuar në flagrancë dy shtetas. Konkretisht Reis Latifi, 49 vjeç, banues në fshatin Barç. 49-vjecari është kapur në afërsi të fshatit Dvoran.
Arrestohen dy shtetas në flagrancë
I arrestuari është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Mitsubishi”, me targë KO 8820 B. Në pranga ka rënë edhe Ajet Gora, 50 vjeç, banues në fshatin Buçimas-Pogradec. Ky shtetas u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volksëagen” me targë AA 198 CS. Ngjarja në fshatin Bucimas të rrethit Pogradec.
Ledjona Xheladinaj
06.07.2018