Dy adoleshentë kanë rënë në pranga të policisë së Pogradecit pasi dyshohen se kishin fshehur një armë tip pistoletë në oborrin e shkollës.
Sipas të dhënave nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec u arrestuan në flagrancë shtetasit D.B, 16 vjeç, banues në Pogradec dhe E.M, 16 vjeç, banues në fshatin Vërdovë-Pogradec.
Po nga të njëjtat burime mësohet se dy të rinjtë mbanin armën me vete në ambjentet e shkollës.
Ndërsa nuk dihet arsyeja pse qëndronin të armatosur.
Mësohet se shtetasi E.M, ka hedhur prapa godinës së një shkolle të mesme në Pogradec, një armë zjarri pistoletë tip “Voltran”, pa fishekë, për të cilën ka deklaruar se ia kishte marrë shtetasit D.B.
Ndërkaq policia po vijon punën për dokumentinim e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e saj.
Për Lajm-shqip
Ledjona Xheladinaj