Adoleshenti vjedh banesa dhe lokale në Pogradec.
Vjedhjet vijonë të mbeten një fenomen tepër shqetësues për banorët e Korçës.
Çdo ditë raportohet për disa të tilla ndërsa autorët janë të lirë.
Pogradec, adoleshenti vjedh banesa dhe lokale.
Janë raste të pakta ku vjedhjet janë me autor.
Një rast i tillë është shënuar në Pogradec ku një 15 vjeçar ka vjedhur një lokal.
Ngjarja është regjistruar në lagjen 4 të qytetit liqenor.
Bëhet fjalë për lokalin e shtetasit E.T, të cilit i janë vjedhur 10.000 lekë.
Sasia e vjedhur është kryer nga 15 vjeçari E.S, banues në Pogradec.
Policia bëri kapjen dhe arrestimin në flagrancë të tij.
Gjithashtu Ervin.S., dyshohet të jetë autor i vjedhjes së banesës së shtetasit N.I, 60 vjeç.
Ngjarje kjo e ndodhur më datë 12.02.2018, në lagjen nr 4 në Pogradec.
Ledjona Xheladinaj
15.02.2018