Një pjesë e madhe e njerëzve këtë sezon festash dhe pushimesh pëlqejnë që ta kalojnë larg ambientit të tyre të përditshëm. Ata që zgjedhin të kalojnë pushimet jashtë vendit u duhet të rezervojnë biletat. Në shumë raste përballen me çmime paksa të larta. Të tilla situata janë shumë stresuese. Duket sikur asnjëherë nuk mund të gjesh një kohë perfekte për të blerë një biletë. Megjithatë ne ju japim disa këshilla shumë të vlefshme nëse po planifikoni udhëtimin tuaj të radhës.
Ditët më të mira për të blerë një biletë
E diela është dita më e mirë për të blerë një biletë. Në këtë ditë mund të kurseni 11%-38% para për të njejtën biletë nëse e blini ditën e premte.
Dita më e keqe për të blerë një biletë
Duhet të shmangni blerjen e biletave ditën e premte. Duke qenë se kompanitë e udhëtimeve e dijnë se një pjesë e madhe e biznesmenëve zgjedhin këtë ditë për të bërë përgatitjet e tyre për udhëtim.
Sa ditë më parë duhet të rezervoni?
Duhet ta bëni rezervimin tuaj 21 ditë përpara. Ose dhe tre muaj më parë udhëtimit kur bëhet fjalë për pikun e sezoneve të verës apo dimrit.
Kur duhet të blini bileta për pushime?
Ofertat më të mira për Krishtlindje mund t’i gjeni javën e 21 nëntorit. Për Vitin e Ri koha më e mirë për të bërë plane është 5 dhjetori thotë Skyscanner. Normalisht për të gjithë ata që duan të gjejnë patjetër një marrëveshje të mirë për bileta nuk ka një kohë sekrete. Megjithatë sipas disa operatorëve udhëtimi, ju duhet të shikoni minimumi katër herë në ditë. Çdo ditë të javës madje, nëse dëshironi të rezervoni ose blini një biletë.
19.12.2017