Vendosja pas hekurave e Aldo Bares, ish-kreut famëkeq të bandës së Lushnjes është konsideruar si një sukses i drejtësisë në vitin 2009, kohë kur vendi qeverisej nga Sali Berisha. Sot ky i fundit, paralajmëron se mazhoranca aktuale e kryesuar nga Edi Rama mund ta lirojë nga burgun Aldo Baren.
Ai merr shkas nga një vizitë që ka zhvilluar dje ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në burgun e sigurisë së lartë në peqin, ku vuan dënimin edhe Bare.
Statusi i Sali Berishës sot në facebook:
Mesazh i kryekumbar Ramës dhënë me ndrikull Gjonin, vrasësve serial të partisë!
Kryelajmi i vizitës dy ditore të qeverisë në Elbasan ishte:
Burgu i Peqinit!
Rama u dërgon kumbarëve të partisë, vrasësve serial Bare e Xhepexhiu, ndrikull Gjonin!
Qëllimi i vizitës së ndrikullës Gjoni ne burgun e Peqinit dhe i takimit të saj me katër sy, sipas burimeve të burgut të Peqinit, me vrasesit serial të partisë Bare dhe Xhepexhiu, ishte percjellja e mesazhit të Edvinit: “Nuk jeni të harruar, së shpejti do keni lirinë që meritoni”!
Ndërkohë mësohet se Rama anulloi një vizitë të ndrikull Manastirliut në spitalin e qytetit, të rekomanduar nga Fuga për të mbuluar sadopak kryelajmin e burgut të Peqinit!
