Protesta e opozitës vazhdon të vijojë përpara Kuvendit të Shqipërisë.
Ajo ka precipituar në një dhunë duke hedhur gurë dhe drunjë ndaj Policisë së Shtetit.
Nën thirrjet “Rama ik”, “Liri demokraci” dhe”E duam Shqipërinë si gjithë Europa” protestuesit kanë djegur goma, kanë përdorur kapsolla e tymues.
Ndërsa një grup tjetër protestues bënin thirrje ” Këtu vendosim ne!”.
“A e dini se me çfarë ja u kemi vendosur flakën e atyre gomave, me votat e blera të këtyre. Ai është parlament ilegjitim, ky është parlamenti. Rama ik! Rama ik!”, tha një prej organizatorëve që dirigjonte protestuesit.
Visar Quni
26.02.2019