“Plasin” ngacmimet seksuale në Universitetin Bujqësor të Kamzës…
Këtë të premte janë shkarkuar gjashtë pedagogë nga Universiteti Bujqësor i Kamzës, pasi janë denoncuar nga studentët për ngacmime seksuale. Urdhërin e largimit nga puna për këta pedagogë e ka firmosur rektori i Universitetit, Bahri Musabelliu. Ata akuzohen edhe për mitmarrje, shitje të librave me detyrim ndaj studentëve dhe paaftësi për shpjegimin e lëndëve përkatëse.
Vetë studentët kanë komunikuar drejtpërdrejtë me rektorin për shqetësimet e tyre. Ky i fundit është shprehur se ankesat e studentëve janë marrë parasysh.
Rektori i Universitetit të Kamzës thotë se nuk dëshiron t’i bëjë publik emrat e 6 pedagogëve.
Ai ka treguar se është ndjerë shumë i prekur nga çfarë i kanë treguar studentët në zyrë, dhe në ato momente emocionale, ka menduar për vajzën e tij.
Musabelliu, të gjithë këtë situatë që ka shqetësuar të gjithë universitetin, e ka përcjellë edhe në Ministrinë e Arsimit.
Erjona Keta
01.03.2019