Lënda narkotike është zbuluar ditën e sotme në fshatin Mifol. Droga ka qenë e futur në 28 thasë. Ajo ka qenë e vendosur në një përrua dhe e shpërndrë.
Gjendet droga në fshatin Mifol, ja ku u ishte lënda narkotike.
Në total e gjithë sasia e lëndës narkotike ka qenë rreth 400 Kg. Droga ishte e llojit kanabis çokollatë por e pa përfunduar si përgatitje. Lënda narkotike ka qën jashtë përdorimit, pasi ishte lagur dhe pjesërisht e kalbur. Në tregun ndërkombëtar vlera e saj i kalon mbi 500 mijë €. Dyshohet se kanabisi do të jetë dëmtuar si pasojë e përmbytjeve të fundit. Një tjetër pistë ështe ajo e frikës nga ndonjë kontroll i policisë. Sektori anti drogës ka nisur hetimet për pronësinë e kanabisit. Deri tani nuk ka asnjë të shoqëruar apo marrë në pyetje.

Për Lajm-Shqip
Enrik Mehmeti