Plagosje me armë në Shkodër, ngjarja pa autorë…
Në rrethana të pa zbardhura ka ndodhur një plagosje me armë. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në Shkodër. Ende nuk dihet kush është autori i ngjarjes.

Shtetasi 40 vjeçar Ridvan Kruja ka qënë duke u kthyer në banesë. Në afërsi të shkollës “Oso Kuka” është qëlluar me pistoletë. Ai është përcjellë në spital nga kalimtarë të rastit. 40 vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po punon për të zbuluar autorin dhe rrethanat e ngjarjes.
Për Lajm-Shqip
Vladimir Muçaj