Shoferi i një taksie ka mbetur i plagosur me armë zjarri në aksin rrugor Himarë-Llogora.
Taksisti tregon ngjarjen e ndodhur në Himarë.
Tentativa e grabitjes së një taksisti 70 vjeçar nga Himara një ditë më parë, duket se është realizuar me një armë manovër.
Pasi është transportuar për në spitalin e Vlorës, Bashkim Guraj, i traumatizuar ka rrëfyer për ngjarjen e ndodhur.
Ai është goditur por në trupin e tij nuk kishte asnjë shenjë plumbi.
Pasi është kqyrur dhe makina, policia ka mbërritur në konkluzionin se arma ka qenë manovër.
70 vjeçari kishte një shenjë djegie në shpatull e cila mund të ketë ardhur si pasojë e pistoletës jo të vërtetë.
Ai ka dëshmuar në polici se dy të rinjtë nuk i kanë thënë asgjë.
Dyshohet se motivi ka qenë grabitja, pasi i moshuari nuk ka shprehur ndonjë konflikt.
Pavarësisht postoblloqeve, asnjë prej dy të rinjve nuk është kapur apo identifikuar.
Për lajm-shqip
Enrik Mehmeti