Doktoraturat e kopjuara, tashmë kanë “mbërthyer” jo pak deputetë në Parlamentin shqiptar.
Me të drejtë, apo me të padrejtë, dukuria negative lakohet në media e publik.
Fushtaës kundër plagjiaturës nuk i ka shpëtuar edhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taluant Balla.
Realisht ky i fundit ka heshtur. Kjo, ose gjithçka është në rregull me doktoraturën e tij, ose heshtja mbetet përgjigja më e mirë. Sidoqoftë, sot, në rrjetin social, janë servirur dokumenta, që provojnë të kundërtën. Kjo nuk është dhënë nga faqia e tij zyrtare.
Një adresë në Fb, me emrin “Paris Alba”, krahas një komenti të shkurtër, sjell shtatë doekumente, për të provuar të vërtetën rreth atyre, që thuhen. – “ Zagajt le te lehin, karvani eshte nisur perpara qe ne 8-vjecare ?? edhe mjaft e u(shqyet) kete popull me shpifje se… C’keni mbjelle do te korrni – thote “serisht” populli. ??
#krenare #taulantballa #mospordhosnidijen P.S keto 7 foto per goje-liget”.- thuhet në ballinën e kësaj adrese. Në fakt, sillen shtatë fotokopjo dokumentash shkollore dhe universitare të Ballës.
Dëftesa e shkollës tetëvjeçare dhe ajo e shkollës së mesme, mbyllet me notat maksimale të vlerësimit të kohës. Krahas tyre, sillen edhe ato universitare. Për të mos bërë koment rreth tyre, po i sjellim në formë fotosh.
– Ndërkohë, edhe disa nga komentet rreth tyre, po në formë fotoje. Këto radhë shkrimki nuk marrin përsipër, as të nxjerrin të vërtetën dhe as të përmbysin të pavërtetën. Thjeshtë, si obligim ndaj lexuesit.
Besim Dybeli
17.01.2019